U bë baba 23 vjeç, rrëfehet këngëtari i njohur: “Ishte gjëja më e frikshme”

Tre vite më parë, këngëtari i njohur Liam Payne u bë baba për herë të parë.

Ish-partnerja e tij, Cheryl Cole, solli në jetë një djalë të cilin çifti e pagëzoi me emrin Bear Gray.

Ardhja e bebushit ishte e papritur për Liam-in, i cili ka treguar gjatë një interviste eksperiencën e të bërit prind për herë të parë në një moshë aq të vogël.

Këngëtari ka treguar se ende nuk kishte njohur plotësisht veten dhe tashmë ndiente përgjegjësi edhe për bebushin dhe mundohej të kuptonte nevojat e tij.

Sipas Liam-it, asokohe për të kishte qenë gjëja më e frikshme të bëhej baba.

“Në fillim dukej si gjëja më e frikshme në botë, sepse thua: ‘Oh Zot, duhet të kujdesem për këtë gjënë e vogël’. Isha shumë i ri kur u bëra baba, kështu që kam qenë duke mësuar gjatë gjithë kohës.

Ti mendon se do të kesh një përgjigje për çdo gjë, por jo, sepse ti ende s’ke zbuluar veten tënde. Nuk duhet të kujdesesh për veten apo të zbulosh veten. Duhet të mësosh edhe për këtë qenie të vogël që ka nevojë për ty.”- rrëfeu këngëtari.

Share With:



17 Views