U bë baba pak kohë më parë, Ricky Martin prezanton për herë të parë imazhin e së bijës

Në janar të këtij viti këngëtari i njohur, Ricky Martin dhe partneri i tij Jwan Yosef u bënë prindër të një vajzë.

Nëpërmjet një nëne surrogate në jetë erdhi vogëlushja e tyre, Lucia.

Lajmin e bëri të ditur këngëtari nëpërmjet një postimi në Instagram, ku tregonte edhe emocionet e para.

Gjatë kësaj kohe ai ka preferuar që imazhin e së bijës të mos e bëjë publik, megjithatë teksa ndodhen me pushime nuk ka ngurruar ta prezantojë për herë të parë me ndjekësit e tij në Instagram.

Ai ka publikuar një foto ku shfaqet krahas vogëlushes së tij, e cila duket shumë topolake.

“Drita e syve të mi”, shkruan këngëtari krahas fotos.

View this post on Instagram

La luz de mis ojos #Lucia

A post shared by Ricky (@ricky_martin) on

ricky

Lucia nuk është fëmija i vetëm i familjes, pasi këngëtari është edhe baba i binjakëve, Valentino dhe Matteo, të lindur nga një nënë surrogate në 2008-ën.

Share With:
Translate »
531 Views