U bë nënë disa muaj më parë, aktorja e njohur tregon pse nuk i kushton rëndësi humbjes në peshë

Aktorja e njohur, Eva Longoria, gjatë verës solli në jetë djalin e saj, Santiago. Pavarësisht se shumë gra nuk ndihen mirë me trupin e tyre pas lindjes, Eva ka treguar se ajo nuk e ka patur aspak problem këtë gjë. Gjatë një eventi të mbajtur në New York aktorja 43-vjeçare ka treguar eksperiencën e saj dhe me të ka dhënë edhe një mesazh për të gjitha gratë.

“Nëse njerëzit më thonin: ‘Nxito të humbësh peshë’, nuk e di, po unë nuk i dëgjoja”, – ka thënë Eva. Më tej ajo ka shtuar se është mësuar që gjatë jetës t’i injorojë të gjithë ata që ofendojnë për format trupore dhe të bëjë më të mirën për veten. “Kam patur në jetën time disa gra të mrekullueshme, nëna ime, motra ime, që më kanë mësuar vërtet për vlerën e vetes sime në një moshë shumë të re. Vij nga një familje me femra të fuqishme, kështu që do të ishte e pamundur për mua të humbisja vlerën  e vetes”, – ka shtuar Longoria. Ajo ka treguar se i ka dhënë trupit të saj të gjithë kohën e nevojshme për t’u mësuar me shtatzëninë.

Share With:
Translate »
612 Views