U bë nënë për herë të 4-t, Ariana Fejzullahu paska plane për tjetër bebush dhe e ka emrin gati!

Vogëlushja e familjes Fejzullahu ka vetëm dy javë qe ka lindur, por mami i saj po mendon që tani për ta bërë me një tjetër vëlla.

Ermal Fejzullahu dhe Ariana kanë 3 vajza dhe një djalë. Ata u gëzuan vetëm pak javë më parë me vogëlushen Ana, e cila e ka marrë emrin nga shkurtesa e emrit të Arianës.

Këtë e ka treguar vetë fashionista në një intervistë për “Prive” ku shprehet se bashkë me Ermalin kishin vendosur që nëse do të ishte djalë do të quhej Mali (si shkurtesa e emrit Ermal) dhe nëse do të lindte vajzë do të quhej Ana, si shkurtësa e Ariana Fejzullahut.

Por Ariana u shpreh se nuk ka mbaruar me kaq, ndërsa i premton bashkëshortit se do të ketë raste kur ta vendosë emrin e tij. Ajo shprehet se do të ishte shumë e lumtur nëse do ta bënte djalin me një vëlla.

“Me kismet, shqiptarë jemi, pa ia bërë Artit një vëlla nuk e lë. Kështu që edhe një djalë pse jo. Tek e fundit po i bëj fëmijët e mirë. Edhe një Mal të vogël”, u shpreh ajo.

Ariana tregoi edhe planet për të pasur së shpejti një brand me emrin e saj.

Share With:
Translate »
418 Views