U bë nënë për herë të pestë, aktorja e njohur meksikane zbulon për herë të parë imazhin e binjakeve

Rreth një muaj më parë, aktorja e njohur meksikane, Jacqueline Bracamontes u be nënë e dy vajzave binjake. Emilia dhe Paola e bënë aktoren nënë për herë të pestë. Në ditët e para të lindjes Jacqueline mbajti imazhin e vogëlusheve larg vëmendjes mediatike, por së fundmi i ka treguar për publikun nëpërmjet disa fotove për revistën meksikane “Hola”. Ajo ka pozuar me familjen e plotë dhe vëmendjen e kanë tërhequr dy të sapoardhurat në jetë. Emilia dhe Paola, të cilat ende nuk kanë mbushur 1 muaj, shfaqen mjaft të ëmbla në këto foto të para për publikun.

Jacqueline është bërë e njohur për publikun shqiptar nëpërmjet disa roleve të suksesshme ku mund të përmendim atë në telenovelën “Magji dashurie”. Ajo luante rolin e ‘María José’ krahas William Levy-t.

Share With:
Translate »
655 Views