U bë sërish gjysh, Sabri Fejzullahu dedikim emocionues për mbesën

Këngëtari Ermal Fejzullahu u bë vetëm pak ditë më parë baba për herë të katërt, duke bërë sërish gjysh Sabri Fejzullahun.

Padyshim që ardhja në jetë e Anës ka lumturuar familjen Fejzullahu, duke sjellë gëzim në shtëpi.

Dhe këngëtari i dedikoi mbesës një postim emocionues në Instagram.

“O zot i madh sa të lumtur jemi Nera dhe unë me ju. Mirë se erdhe në jetë o shpirti ynë Ana. Qofsh e lumtur përjetë,”-shkroi ai.

Ndërsa  postimin e shoqëroi me foton e Ermalit dhe bashkëshortes së tij, si edhe 4 fëmijëve.

Share With:
Translate »
599 Views