“U çmend burri huaj”, Ermali hipën në majë të pemës me Joelin

Aktori dhe moderatori i njohur Ermal Mamaqi është një ndër më të dashurit për publikun shqiptar. Me natyrën e tij të gjallëruar, ai di gjithmonë si të sjellë buzëqeshje në rradhët e njerëzve. Siç tanimë e dimë të gjithë, Ermali dhe e shoqja, Amarda Toska, janë prindër të dy fëmijëve, të quajtur Sia dhe Joel. Dyshja gjithmonë kanë treguar se janë prindër shumë të kujdesshëm dhe postojnë shpesh foto ose video pranë tyre.

Ditën e sotme Ermali ka vendosur të bëjë pushim për të kaluar një kohë të bukur familjare. Ai ka publikuar në profilin e tij të Instagramit, një video ku shihet duke u ngjitur në një pemë së bashku me vogëlushin Joel. “U çmend burri huaj…Paskam qënë keq për pak pushim nga 3251724627182 punët që kisha”, ka shkruar ai.

Aktori është varur me kokë poshtë në degën e pemës dhe në sfond dëgjohet i biri teksa i thotë ‘Bravo, ajo ishte’. Videoja në fjalë ka shkaktuar shumë të qeshura te ndjekësit, të cilët e vlerësojnë që Ermali kalon një kohë të tillë pranë fëmijëve të tyre. Kujtojmë që Joeli është po ashtu pjesë e filmit ‘I love Tropoja’ që pritet të dalë së shpejti për të bërë namin në kinema.

Share With:
Translate »
422 Views