U dëmtua nga tërmeti, i vendoset shiriti shkollës “Ramazan Jarani” në Tiranë

Shkollës 9-vjeçare “Ramazan Jarani” në Tiranë iu është vendosur shiriti.

Shkolla pësoi dëme pas tërmetit të 26 nëntorit dhe ndërtesa konsiderohet e papërshtatshme për zhvillimin e mësimit.

Gazetarja e Ora News, Anxhela Celibashi raporton se sipas efektivëve të policisë dhe punonjësve të shkollës dëmet janë në shkaktuar në pjesën ku bashkohet godina e re me atë të vjetrën.

Pritet që në shkollë të shkojë një grup tjetër inspektimi për të parë situatën.

Share With:
Translate »
1580 Views