U gjet e varrosur në një enë balte, foshnja sfidon çdo shans për mbijetesë

Një foshnje që lindi para kohe dhe u gjet e varrosur në një tenxhere balte tani është rikuperuar plotësisht.

Ajo u dërgua në spital në gjendje kritike. Vajza vuante nga septicemi dhe kishte numër të ulët të trombociteve kur u gjet në mes të tetorit.

Tani vajza ka fituar peshë, frymëmarrja ju është rregulluar dhe numrin  trombociteve e ka normal, tha pediatri i saj Ravi Khanna për BBC.

Prindërit e saj nuk janë gjetur ende dhe ajo jepet për birësim në momentin që gjendja e saj do të bëhet më mirë.

Tani për tani, ajo është nën kujdestarinë e autoriteteve të mirëqenies së fëmijëve në rrethin Bareilly, në shtetin verior të Uttar Pradesh.

Foshnja u gjet aksidentalisht nga një fshatar që po varroste vajzën e tij. Në përgjithësi hinduistët i djegin trupat e të vdekurve, por foshnjat dhe fëmijët e vegjël shpesh varrosen.

Fshatari tha se kishte gërmuar rreth 90 cm nën sipërfaqe kur lopata e tij goditi enën prej balte dhe ai dëgjoi një fëmijë duke qarë.

Kur nxori tenxheren, gjeti një foshnjë në të.

Fillimisht vajza u dërgua në spitalin e qeverisjes vendore, por, dy ditë më vonë, u transferua në spitalin pediatrik të Khanna, që ka kushte më të mira.

Mjekët thanë se ajo lindi para kohe, ndoshta 30 javëshe dhe peshonte vetëm 1.1 kg kur u dërgua në spital.

Dhe të martën kur u peshua rezultoi 2.57 kg dhe është plotësisht e shëndetshme.

Share With:



121 Views