U gjet në qese plastike, familjet në radhë për të adoptuar foshnjën

Foshnja e vogël që u gjend brenda një qese plastike në SHBA ka prekur zemrat e familjeve anembanë botës.

Shumë familje janë në radhë për të adoptuar fëmijën që shpëtoi për mrekulli.

Foshnja, me emrin India, u gjet më 6 qershor në Gjeorgji pasi banorët e gjetën duke qarë dhe telefonuan policinë.

Policia publikoi imazhet e momentit të gjetjes së fëmijës brenda qeses plastike.

Ajo u dërgua në spital por mjekët thanë se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Tre javë më pas, foshnja India thuhet së është “e buzëqeshur” dhe “e lulëzuar” në qendrën e shërbimit për fëmijë.

Vajza do qëndrojë atje deri sa ti gjendet një shtëpi e përhershme.

“Ne kemi shumë njerëz që po presin për të siguruar adoptimin e saj,”-tha Tom Rawlings, drejtori Division of Family and Children Services.

Që nga shpëtimi i saj dramatik, që ‘pushtoi’ titujt e mediave ndërkombëtare, qindra familje kanë qenë në kontakt për adoptimin e saj, tha Rawlings.

Ai e përshkroi mbijetesën e foshnjës si një nga mrekullitë më të mëdha të jetës. Me kordonin ende në kërthizë, India kishte lindur vetëm disa orë para se banorët ta gjenin në një zonë pyjore në Forsyth County, në veri të Atlanta.

/Ora News.tv/

 

Share With:
Translate »
470 Views