U kritikua ashpër disa herë, por David Beckham puth sërish në buzë vajzën e tij

David Beckham ‘merr’ sërish kartonin e kuq.

futbollisti i njohur u fotografua së fundmi teksa puthte në buzë vajzën e tij shtatë vjeçare, Harper, ndërsa po shikonin nga tribuna çerekfinalen e Kupës Botërore të Femrave, shkruan The Sun.

David Beckham dhe vajza e tij, Haerper (Foto: Alex Grimm/Getty Images/Guliver)

Ai e puthi sërish vajzën e tij në buzë, duke treguar dashurinë e madhe që ka ndaj saj.

Në ngjarjen e zhvilluar në Le havre të Francës, 44-vjeçari u fotografua nga fotografët teksa bënte gjestin për të cilin është kritikuar aq shpesh.

Babë e bijë duket se po shpenzonin kohë të mirë së bashku ndërsa shijonin ndeshjen dhe brohorisnin në anën angleze.

Megjithatë kritikat e shumta nuk munguan as këtë herë në hapësirën e komenteve, te fotografia që ai hodhi për fansat në rrjetin social Instagram.

David Beckham dhe vajza e tij, Harper (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

David Beckham dhe vajza e tij, Harper (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Share With:
Translate »
454 Views