U larguan nga Shkodra pas tërmetit të vitit 1979, çifti humbet gjithçka edhe në vitin 2019

“ABC News” ka udhëtuar drejt banesës së një çifti, të cilin e ka ndjekur fati i keq.

Prel dhe Marie Djaloshi u larguan nga Dukagjini në vitin 1979 pas tërmetit që goditi Shkodrën, ndërkohë që banesa e tyre u kthye e pabanueshme edhe nga lëkundjet e fundit të tokës.

Tërmeti i 26 nëntorit i ka lënë në qiell të hapur, pasi ata jetojnë vetëm 20 kilometër larg epiqendrës së tërmetit, në fshatin Shkallë.

Çifti tregon se banesa e tyre mori disa krisje që nga tërmeti i vitit 2018, por këtë herë ajo u shkatërrua plotësisht.

Ata tani jetojnë në një çadër të vendosur shumë pranë shtëpisë dhe besojnë se së shpejti brenda shtëpisë së tyre do të ketë jetë.

7 vite më parë ata kanë humbur edhe vajzën e tyre. Çifti mbante një foto të vajzës në mur, por tërmeti i fuqishëm e ka thyer edhe atë.

Shpërndaje

Share With:
Translate »
480 Views