U përdhunua dhe u martua kur ishte 11 vjeç, sot kjo grua po shkruan historinë makth të jetës së saj

Kjo është historia e trishtë e Sherry Johnson. Më shumë se e trishtë, shokuese. Themi kështu pasi u përdhunua kur ishte vetëm 8 vjece, u martua 10 vjece dhe në moshën 11 vjecare mbeti shtatzanë.
E mendoni dot?
Megjithatë edhe pse ruajti “qetësinë”, për aq sa mund ta quajmë të tillë, duket se koha e Sherryt ka ardhur.

Johnson ka jetuar me mamanë e saj kur ishte ende e vogël dhe ka qënë fëmijë i vetëm. Të dyja bashkë frekuentonin çdo ditë të javës kishën e qytetit.
Mamaja e Sherryt kalonte shumë pak kohë me të. Një nga momentet e vetme që ajo mban mend, është kur e ëma vet ulej dhe e ndihmonte të vizantonte ndonjë libër, shumë rrallë.

Çdo ditë para shkolle , Johnson shkonte tek halla e saj për të marr paratë e ditës (pasi nuk ishin mirë nga gjendja ekonomike). 
Halla e saj, jetonte aty pranë, në të njëjtën shtëpi me kryepeshkopin e kishës që këta vetë frekuentonin.
Një ditë, kur Sherry ishte vetëm 8 vjeç, ai e mori me forcë në dhomën tij.
“Sot i kam unë paratë e tua…Hajde merri”.
Ai e detyroi atë të shtrihej në krevat, e leu me lubrifikantë dhe filloi ta prekte atë.
Nuk i tha asgjë, dhe thjesht e largoi atë nga dhoma, me gjakun nëpër këmbë. Vrapoi në tualet të lahej, por ishte vetëm në klasën e katërt, nuk kuptonte asgjë në atë kohë.

Pas kësaj, ajo u përdhunua vazhdimisht, në mënyrë mizore, nga kryepeshkopi. Kur Sherry u mundua ta thonte këtë gjë, asnjeri nuk e besoi, madje as mamaja e saj. E trishtë është moment kur kjo gjë filloi të ndodhte aq shpesh, sa ajo vetë filloi ta trajtonte si një pjesë e të rriturit.
Shokët e saj të klasës shpesh talleshin me të dhe i thonin se ajo mbante erë peshk.
Disa muaj më vonë në shkollë erdhën disa infirmierë për të bërë analizat rutinë të nxënësve. Sherry u thërrit herën e parë, ndërsa të dytën iu tha se ishte shtatzanë.
Kur mamaja e saj ë mësoi këtë, e pyeti: Kush është marrë me ty? Je shtatë muajshe shtatzanë?!
U mundova të ta thoja, por ti nuk më besove, u përgjigj Sherry.
E ëma vet nuk e besoi sërish dhe i that ë gjithëve se Sherry po gënjente. Ajo më vonë e dërgoi Sherryn dhe peshkopin larg shtëpisë. 
Në fund ajo mbeti vetëm duke e kaluar kështu të gjithë shtatzaninë e vetme.

Kur ishte gati për të lindur ajo pyeste veten shpesh, si mund të dali fëmija nga barku im?
Askush nuk i përgjigjej sigurisht.
Pas lindjes, mamaja e saj e detyroi atë të martohej me përdhunuesin e saj. Sherry ishte 11, peshkopi ishte 20.

E kështu në moshën 11 vjeçare, Sherry Johnson u bë mama dhe grua në të njëjtën kohë.
Vuajtjet nuk mbaronin pasi muaj më vonë, ajo mbetet sërisht shtatzanë. Burri i saj e linte shpesh dhe Sherry detyrohej ti lutej pasi nuk mund tia dilte dot e vetme.
Çdo mëngjes qante, dhe pastaj vazhdonte punët si një “grua” e vërtëtë kur ishte vetëm në kalsë të pestë.

Ajo u rrit, pa mbështetjen e askujt. E si për të mos mjaftuar, në moshën 27 vjeçare pas shumë keqtrajtimeve nga i shoqi, ajo ishte mamaja e plot 9 fëmijevë, 5 vajzave dhe 4 djemve.

Vetëm kur Sherry mundi të linte kishën e së ëmës, takoi një psikologe që i ndryshoi jetën. Më në fund atë po e dëgjonte dikush, dhe pak nga pak fitoi fisi nga qetësia shpirtërore që i kishte munguar gjithë këto vite.
Sot ajo po shkruan librin, me historinë e jetës së saj, duke i vënë theksin e madh luftës kundër marteses së femijëve në moshë të vogël.

Share With:
Translate »
871 Views