U përfol se do të ndaheshin pas ditëlindjes së djalit, Liam Payne thyen heshtjen

Liam Payne ka thyer heshtjen për ndarjen nga bashkëshortja e tij Cheryl. Ndërsa këngëtarja postoi në “Instagram” një foto për evenimentin e saj të bamirësisë me mbishkrimin “Të rinjtë mund ta bëjnë këtë”, 24-vjeçari i ka komentuar duke u shprehur shumë krenar për punën e saj. “Jam shumë krenar për ty! Se si e gjen kohën për ta bërë këtë, unë nuk do ta kuptoj kurrë. Gjatë shumë viteve ti ke ndërtuar gjithë këtë dhe jeni përfshirë në një kauzë shumë të madhe. Shpresoj që një ditë të bëj të njëjtën gjë,”-shkroi Liam në koment. Gjatë fundjavës disa media komentuan se çifti ishte ndarë. “ The Sun” njoftoi se Liam kishte kontaktuar një avokat që të mbante pasurinë e tij prej 54 milionë paundesh nëse do të ndaheshin.

Share With:
Translate »
638 Views