U përplas nga makina, 3 vjeçari dërgohet me urgjencë në Tiranë, ndodhet në gjendje kome

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së premtes në Vlorë, ku një automjet përplasi një fëmijë të moshë rreth 3-vjeç, teksa po kalonte rrugën.
Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën transballkanike të qytetit të Vlorës, ndërsa pas përplasjes shoferi i automjetit tip “Toyota”, e ka dërguar të mitur në spital dhe më pas është shoqëruar në komisariat për të dëshmuar mbi ngjarjen.
Sipas informacioneve fëmija ndodhet në gjendje të rëndë.
Sot ai është dërguar në spitalin e traumës në Tiranë pasi ndodhet në koma.

Share With:
Translate »
583 Views