U sëmur rëndë 6 muaj pas lindjes, zbuloni gjendjen shëndetësore të vajzës së Cardi B

Disa ditë më parë nëpërmjet një postimi në “Instastory” Cardi B frikësoi fansat. Ajo tregonte se vogëlushja e saj Kulture ishte sëmurë rëndë nga virozat. Këngëtarja zbuloi se e çoi vogëlushen në spital dhe se gjendja e saj shëndetësore nuk ishte aspak mirë. Cardi qëndronte gjatë gjithë kohës pranë saj për t’u kujdesur si një nënë e përkushtuar.
Por me sa duket tani vogëlushja është më mirë dhe Cardi i është rikthyer koncerteve. Mediat e huaja tregojnë se Kulture është kthyer në normalitet dhe reperja është më e lumtur se kurrë. Mbrëmjen e kaluar ajo ka mbajtur edhe një koncert ku u shfaq me flokë rozë.

Share With:
Translate »
475 Views