U tha se u prish spitali i Durrësit: I biri çon të atin për në spitalin e Beratit, por i moshuari ndërron jetë rrugës

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ishte në Durrës ku zhvilloi një takim me banorët e prekur nga tërmetet.

Gjatë bisedës me qytetarët, ai dëgjoi historinë e një banori, i cili tregoi se për shkak të keqinformimit babai i tij ndërroi jetë.

Ai i tha se pasi në media u tha së është dëmtuar pallati i Durrësit, ata e hoqën për ta dërguar në Berat dhe ai ndërroi jetë rrugës.

Pjesë nga biseda:

Qytetari: Ka vdekur rrugës. E morëm nga Durrësi për ta çuar në Berat.
Nuk japin arsyen e vdekjes, andej e panë të ambulancës na thanë këtu ka mbaruar. Unë varrimin ia kam bërë babait. Rruga tjetër është veç me zhvarros.

Rama: E zgjidhim bashkë. Keni ndonjë hall tjetër?

Banorët: Siguria, nuk futemi dot në pallat.
Banori: Na janë prishur të gjitha hyrjet, motra, vëllai këtu i kishim.

Banorët: Po na vjedhin.
Rama: E di sa janë 10 mijë, janë më shumë se ushtria shqiptare. Tani flisni kot.

Rama: Që ta mbaj mendjen, mos ma shtyni ju kaq shumë.
Rama: Iu çanë muret iu shpëtoi babai, e marrin e çojnë në spital pastaj nga spitali i Durrësit në Berat e iu vdes rrugës. Këta janë kriminelë. Në këto kushte, në këtë moment në vend që të mendojnë dy herë kur flasin, në vend t’i lënë kur të mbarojë kjo faza debatet, non stop nëpër portale, non stop nëpër kanale. Kjo është historia.

/Icon Style

Share With:



12 Views