U vendosin nxënësve kuti kartoni në kokë për të mos kopjuar

Një shkollë u ka kërkuar nxënësve të vendosin kuti kartoni në kokë në një përpjekje të çuditshme për ti ndaluar që të kopjojnë në provime.

Rregulli u zbatua në Bhagat Pre-University College në Haveri, Indi.

Imazhet e nxënësve me kutitë në kokë u bënë virale në mediat sociale.

Fotografitë tregojnë studentët të ulur në bankat e shkollës duke bërë provimet me kutitë në kokë, ku në pjesën e syve janë hapur dy vrima për ti lejuar të shikojnë.

Administratori i kolegjit MB Satish tha për BBC se solli eksperimentin në shkollë pasi dëgjoi se ishte përdorur edhe në shkolla të tjera.

Ndërsa shtoi se nxënësit nuk ishin të detyruar ti mbanin kutitë.

“Nuk ishte me detyrim. Në disa fotografi shihen nxënës që nuk mbanin në kokë kuti kartoni,”-shtoi ai. “Disa kërkuan që ta hiqnin pas 15 ose 20 minutash. Dhe ne vetë i kërkuam ta hiqnin pas një ore.”

Ndërsa nga të tjerë praktika u quajt “çnjerëzore”.

Share With:
Translate »
358 Views