U zhduk prej 2 ditësh nga shtëpia, 16-vjeçarja nga Elbasani habit me dëshminë në polici

Një vajzë 16-vjeçare nga fshati Shkozë u zhduk dy ditë më parë duke u larguar nga shtëpia pa lënë adresë. Ishte babai i saj A.A, 48 vjeç ai i cili njoftoi në Polici për zhdukjen e vajzës.

Pas 2 ditëve, më në fund sot vajza është gjetur nga Policia e Elbasanit të cilët nuk kanë dhënë asnjë detaj ku dhe me kë ishte 16-vjeçarja.

E pyetur në Polici, në prani të prindërve pse ishte larguar nga shtëpia dhe nëse e kishte nxitur dikush, 16-vjeçarja B.A i ka tronditur prindërit duke u përgjigjur se kishte ikur me dëshirën e saj.

Pas marrjes së deklaratës, Policia ja ka dorëzuar vajzën prindërve ndërsa hetimet vazhdojnë.

 

 

Share With:



100 Views