Uau! Kylie Jenner i dhuron shumën marramendëse fanses dhe të ëmës

Kylie Jenner është padyshim një ndër femrat më të komentuara kudo në mediat botërore. Vetëm 22 vjeç dhe ajo ka krijuar një pasuri personale prej 1 Bilion dollarë.

Familja Kardashian- Jenner, njihet si një ndër familjet më të pasura në botë dhe pasurinë e tyre e përdorin shpesh për bamirësi. Këtë e ka treguar dhe Kylie me veprimin e bërë  së fundmi. Me ndihmën e Ellen DeGeneres , ajo ka surprizuar një fanse duke i dhuruar asaj dhe të ëmës nga 100.000 dollarë, për t’iu përmirësuar jetesën.

Kylie po ashtu ka dhuruar dhe 50.000 dollarë për shkollën ku punonte e ëma e vajzës. Një shkollë që shërben për edukimin e fëmijëve jetimë dhe të familjeve problematike. 22 vjeçarja Jenner ka arritur ta lumturojë pafund fanset dhe të ëmën, të cilat kanë qarë me lot gëzimi.

Share With:
Translate »
410 Views