“Unë nëna 16-vjeçare, nuk e dija që isha shtatzënë”

Më 20 gusht ajo u bë nëna e Franceskos së vogël, por deri atëherë Angela , një gjashtëmbëdhjetë vjeçare nga Molfetta në provincën e Barit, nuk e dinte që po priste një fëmijë.

Në një lidhje për emisionin “Pomeriggio Cinque” , vajza tregon historinë e saj.

“Isha duke fjetur dhe u zgjova me dhimbje në stomak. Hyra në banjë dhe pashë gjak, por mendova se ishin menstruacione. U ktheva për të fjetur kur në një moment mendova se e kisha bërë ujin e hollë në shtrat, në vend të kësaj më kishin plasur ujërat e lindjes. Dhimbja u rrit, në fund kërkova nga babai dhe i dashuri im që të më shoqërojnë në spital. Zbrita katër kate dhe kur arrita te dera rashë në gjunjë. Mendova se duhej të shkoja në banjë, por Francesco lindi.”

Ndërsa babai, Saverio , thotë se dëgjoi një ulërimë nga hyrja e ndërtesës dhe vrapoi. Në momentin që hyri brenda pa të dashurin e Angelës me foshnjën në krah.

Në gjendje shoku ata thirrën menjëherë ambulancën.

E gjithë situata është e pabesueshme edhe për nënën e Angelës, Annamarian.

“Për nëntë muaj nuk kemi vërejtur asgjë. Kishte pak bark dhe gjoksin e madh, por e ka pasur gjithmonë. Në muajin e pestë shfaqi shqetësime, por sipas mjekut kishte irritim të zorrëve. Vajza ime ishte shumë e guximshme, në përgjithësi kishte frikë nga gjithçka, por atë natë dëshmoi se ishte një grua e shkëlqyer.”

Barbara d’Urso, drejtuesja e emisionit, pasi dëgjoi tregimin, apeloi:

“Djali është njëzet e gjashtë vjeç dhe punon në Gjermani sepse familja nuk është e pasur. Ne do t’i gjejmë atij një punë pranë Molfetës, në mënyrë që të mund të jetë me familjen e tij.”

Share With:



524 Views