Ushqimet më të mira që kurojnë dhe parandalojnë sinozitin

Sinoziti është një gjendje që na e vështirëson shumë jetën. Kongjestion, dhimbje koke, humbje e nuhatjes, hundë të bllokuara, kollë, teshtima, ethe, lodhje—këto janë simptomat e një infeksioni në sinuse i quajtur ndryshe sinozit.

Më poshtë do të flasim për disa ushqime që lehtësojnë këtë gjendje dhe janë gjithashtu parandaluese.

Ananasi

I pasur me antioksidantë që luftojnë inflamacionin, ananasi në dietën tuaj ju shpëton nga problemet me sinozitin. Ky frut tropikal ju ndihmon të përballeni edhe me simptomat e tij të vështira në ditët që po përballeni me të.

Kivi

Këto fruta të pasura me vitaminë C janë shumë të dobishme për personat e predispozuar ndaj sinozitit. Vitamina C forcon sistemin imunitar duke parandaluar shfaqjen e simptomave të sinozitit.

Agrumet

Nëse nuk keni probleme me refluksin, hani sa më shumë agrume si limonët, portokajt dhe lime. Janë burime fenomenale të vitaminës C e cila forcon sistemin imunitar dhe lufton sëmundjet.

Frutat e pyllit

Të pasura me antioksidantë, të giitha llojet e frutave të pyllit ndihmojnë për të lehtësuar sinozitin.

Kosi i plotë

Është një mënyrë e mirë për të përfituar sa më shumë baktere të mira në sistemin tuaj tretës. Ekspertët thonë se këto baktere të dobishme janë të shkëlqyera për të forcuar sistemin imunitar.

Kimchi

Një tjetër ushqim që ju ndihmon për të përfituar baktere të mira është kimchi. Ka dhe ushqime të tjera të kosnervuara që ju ndihmojnë për të pasur sa më shumë probiotikë si kombucha, kastravecat turshi, lakrat turshi, etj.

Specat djegës

Capsaicin-a është një kimikat natyral që u jep specave djegës djegësinë. Është një luftuese e inflamacionit prandaj është ide e shkëlqyer të përdorni speca djegës për të lehtësuar sinozitin.

Xhinxheri

Një tjetër luftues i mirë i inflamacionit është edhe xhinxheri. Një çaj me xhinxher të freskët do të ishte një ide e mirë për të mbajtur nën kontroll sinozitin.

Shafrani i Indisë

Ashtu si dhe xhinxheri, shafrani i Indisë është një parandalues fenomenal i inflamacionit. Një mënyrë e mirë për ta integruar në dietën tuaj është të shtoni pak shafran në lëngun e limonit.

Hudhra

Regjimi juaj i përditshëm duhet të ketë edhe pak hudhër në të, nëe keni probleme me sinozitin. E pasur me një përbërës që quhet ‘alicin’, hudhra lufton inflamacionin dhe largon bakteret e viruset e këqija.

Çajrat bimorë

Çajrat bimorë e ndihmojnë shumë trupin tuaj të luftojë sinozitin. Së pari, ata furnizojnë trupin tuaj me antioksidantë. Së dyti, avulli që ata prodhojnë ndihmon në zhbllokimin e rrugëve të frymëmarrjes.

Ujë

Ju duhet të pini shumë ujë nëse keni probleme me sinozitin. Uji ndihmon në hollimin e sekrecioneve të trasha dhe ju lejon të merrni frymë më mirë.

Share With:
Translate »
652 Views