Ushqimi për të cilin ka neps Anjeza Shahini gjatë shtatzanisë është tundues edhe për ju

Pasditen e sotme në emisonin ‘Rudina’ është diskutuar për të rejat e showbiz-it, ndër të cilat edhe shtatzënia e Anjeza Shahinit.

Këngëtarja ka zbuluar më herët gjatë këtij muaji se është shtatzënë dhe është më e lumtur se kurrë.

Ajo është kthyer në vëmendjen e mediave për këtë fakt dhe është bërë shpesh pjesë e bisedave në studio televizive. Olti Curri, bloggeri i njohur ka zbuluar disa detaje nga telefonata që pati me të së fundmi. Ai ndau me publikun faktin se këngëtarja e njohur që banon në Londër ka shumë neps për bakllava, madje ka detyruar mikeshat e saj ta gatuajnë në kryeqytetin britanik. Gjithashtu Olti rrëfen se Anjeza ka vendosur ta zbulojë gjininë në një festë familjare që do të zhvillohet së shpejti.

Share With:



339 Views