Vajza 2 vjeçe me ekskursion në kopshtin Zoologjik, bie në strofullën e rinocerontëve

Një fëmijë vetëm 2 vjeç ra në strofullën e rinocerontëve në kopshtin zoologjik të Floridas.

Ngjarja u shënua të martën e 2 janarit, teksa fëmija së bashku me shokët e shoqet e kopshtit të saj ndodheshin për një ekskursion edukativ në kopshtin zoologjik.

Në një moment fëmija është rrëzuar duke rënë në strofullën e rinocerontëve.

Zyrtarët e kopshtit zoologjik thanë se të paktën një rinoceront e ka prekur vajzën, por pa thënë se ku dhe si është dëmtuar fëmija.

E vogla pasi është shpëtuar është dërguar në spitalin e fëmijëve Arnold Palmer, në Orland, shkruan CBS.

Përmes një deklarate mësohet se vajza po bëhet më mirë.

“Prioriteti ynë është siguria e vizitorëve tanë dhe zemrat dhe mendja jonë është me familjen” tha drejtori i kopshtit Zoologjik Keith Winsten.

“Siguria ka qenë një ndër parametrat më të rëndësishëm tanë dhe ne kemi pezulluar zonën me qëllim forcimin e sigurisë që gjëra të tilla të mos ndodhin më”

Pjesa e rinocerontëve prej një dekade nuk kishte pasur një incident të tillë.

Bravard Zoo është shtëpia e 4 rinocerontëve të bardhë, dy meshkuj dhe dy femra, njëri prej tyre Frankie, 16 vjeç i cili peshon 5200  paund dhe që kishte mbërritur aty në tetor.

Share With:
Translate »
576 Views