Vajza e aktorit të famshëm del kundër prindërve homofobikë, martohet me të dashurën

Etta Ng, vajza e yllit të kinematografisë Jackie Chan është martuar me të dashurën e saj kanadeze.

Çifti i lumtur publikoi një imazh në rrjete sociale ku shfaqen duke u puthur me certifikatën e martesës në dorë, e cila daton më 8 nëntor.

Mediat kanë njoftuar se ato bënë martesën në Kanada dhe po qëndrojnë në vendlindjen e 19-vjecares, Hong Kong.

Lajmi i martesës me së Etta me 31-vjeçaren pushtoi të gjitha faqet rozë në Kinë. Etta Ng është vajza e aktorit Chan me bukuroshen Elaine Ng Yi, të cilët përjetuan një histori dashurie në vitin 1999.

Ajo u rrit me nënën e saj, por marrëdhënia e tyre ka patur tension gjatë viteve të fundit. Para disa kohës, Etta përdori kanalin Youtube për të deklaruar se është e pastrehë për shkak të prindërve homofobikë.

“Çkemi, unë jam vajza e Jackie Chan dhe kjo është e dashura ime Andi. Ne kemi qenë të pastrehë për një muaj për shkak të prindërve homofobikë. Pjesën më të madhe të kohës e kemi kaluar duke fjetur nën urë. I kam kërkuar të gjithë miqve të mi për ndihmë dhe i kam kërkuar të gjithë familjes time për ndihmë dhe të gjithë na mbajnë vetëm nëse ne ndahemi”, thoshte ajo.

Share With:



150 Views