Vajza e cili lindi në ditën kur u shpall pavarësia, ka një mesazh interesant për të gjithë

Më 17 shkurt të vitit 2008, familja Sopa nga Komuna e Lipjanit, kishin gëzim të dyfishtë.

Ishin shpallja e Pavarësisë së Kosovës dhe ardhja në jetë e vajzës së tyre të parë të cilën e pagëzuan me emrin Pavarësia dy gëzimet në një ditë të kësaj familjeje.

Që nga ajo ditë kjo familje emrin Pavarësia e shqipton disa herë në ditë.

Pavarësia e ka arritur një dekadë jetë. Ajo është nxënëse e shkëlqyer e klasës së 4-rt në Shkollën Fillore “Hasan Zyko Kamberi” në fshatin Sllovi.

Ajo krenohet që ka lindur me emrin i cili ka domethënie të dyfishtë.

“Mua nuk ma ka lënë askush emrin, unë kam lindur me emër”, tregon ajo.

Duke e përshkruar se çfarë ka ndodhur ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, siç i kanë treguar prindërit e saj, ajo thotë se ishte një gëzim shumë i madh për shqiptarët e Kosovës.

“Deri në ditën e 17 shkurtit shqiptarët kanë vuajtur dhe kur erdhi kjo ditë Kosova u shpall shtet i pavarur dhe demokratik dhe atë moment unë kam lindur 5 minuta pas shpalljes së pavarësisë”, tha ajo.

Pavarësia, ka synime që të jetë një nxënëse e shkëlqyer, ndërsa profesionet që aktualisht i pëlqejnë janë tri: mësuese, doktoreshë dhe aktore.

“Unë po mendoj që është mirë të jesh nxënëse e shkëlqyeshme dhe të ardhmen e shikoj se çfarë më shkon për shtati. Por, tri profesionet që më kanë lënë përshtypje më së shumti janë aktore, doktorëshë dhe mësuese”, tha Sopa.

Ajo ka luajtur edhe rolin e mësueses për KALLXO.com ku ka lexuar dhe shpjeguar disa tekste mësimore.

Ndër të tjera, Pavarësia çdo vit është e kërkuar për intervista dhe kjo gjë i pëlqen dhe nuk është lodhur.

“Kam dëshirë që të jem e famshme”, shprehet ajo.

Ajo ka falënderuar për përkrahje edhe shokët e shoqet e klasës, e gjithashtu mësueset e saja që e mësojnë.

“Më përkrahin gjithmonë shokët dhe shoqet, e po ashtu edhe mësuesja që e dua është Mimoza Kryeziu, e falënderoj shumë dhe mësuesen e anglishtes Vlora Aliu”, tha ajo duke treguar se lëndët e preferuara të saj janë anglishtja dhe matematika.

Ajo në fund të intervistës e ka dhënë edhe një urim.

“Ua uroj të gjithë shqiptarëve kudo që janë festën e pavarësisë”, tha vajza e cila mbushi një dekadë jetë së bashku me pavarësinë e vendit.

Pavarsi Feston Ditëlindjen e 10

"Unë kam lindur me emër"Pavarsie Sopi #10vjetshtet

Posted by Kallxo.com on Monday, February 12, 2018

Share With:



209 Views