Vajza e Heidi Klum takon për herë të parë babain në moshën 14-vjeçare

Vajza më e madhe e Heidi Klum, Lou nuk u rrit me babanë e saj biologjik, Flavio Briatoren dhe kurrë nuk e takoi atë.

Modelja dhe biznesmeni italian u shkurorëzuan në vitin 2004, para lindjes së Lous dhe ajo u rrit nga Heidi, ish-bashkëshorti Seal, i cili madje e adoptoi vajzën e Flavios.

Heidi ishte me prindërit e saj, tre fëmijët dhe ish-bashkëshortin në një hotel, ndërkohë që Briatore u bashkua më vonë me ta.

Lou nuk e fshehu gëzimin e takimit për herë të parë me babanë e saj dhe duket se mes Briatores dhe Klum diçka ka ndryshuar ndërkohë në marrëdhënien e tyre.

Siç shkruan mediat e huaja, Heidi ishte atje me familjen e plotë, duke përfshirë prindërit dhe tre fëmijët që i ka me Sealin. Dhe ata ishin të gjithë të lumtur. Flavio u bashkua me ta në drekë, ndersa i dhuroi një puthje në faqe Heidit, shkruan telegrafi.

Nuk dihet nëse takimi ishte për shkak të një rasti të veçantë, ose babai i Lout planifikon të shohë vajzën e tij më shpesh se kurrë, apo do të kemi një rilidhje mes Flavios dhe Klumit.

Share With:
Translate »
754 Views