Vajza e Ilir Shaqirit qenka bërë një yll i vërtetë, shkëlqen në spektaklin italian

Disa ditë më parë, në një prej kanaleve më të njohur në Itali, nisi sezoni i dytë i një prej programeve më të dashur nga të rinjtë, “Miracle Tunes”. Në këto seri, të pesta vajzat kanë emra të huaj, por të gjitha janë italiane të vërteta. Midis tyre, ka dalluar me talentin e saj ajo që e quajnë “vajza e artit”, Emily Shaqiri. Emily është vajza e balerinit shqiptar Ilir Shaqirit dhe aktores italiane Emanuela Morini. Mesa duket çifti e ka trasmentuar talentin dhe vëmendjen drejt vajzës së tyre, e cila tanimë është një nga personazhet më të pëlqyer të serialit. Në një prej intervistave të zhvilluar me të ajo është shprehur se pavarsisht kohës që ka kaluar në ekran, ende ndihet sikur është në ditën e parë të provave. “Edhe pse jam ende e vogël, kam kaluar disa nga eksperiencat më të bukura në ekran. Kam marr pjesë në reklamën time të parë dhe në sfilatë në moshën 3-vjeçare”, tregon ajo. E pyetur se kush ishte inspirimi i saj për t’u futur në botën e artit Emily është përgjigjur kështu: “Si fillim shtysa kryesore ishin prindërit e mi, por më vonë isha unë ajo që zgjodha ta vazhdoja. Ajo është bota ime. Unë kam lindur dhe jam rritur aty”. Artistja e vogël ka ndarë gjithashtu edhe disa detaje nga jeta e prindërve të saj. Ajo tregoi se balerini Ilir Shaqiri ka dy akademi kërcimi në Itali, ndërsa e ëma e ka lënë televizionin dhe tani punon në një agjensi spektaklesh e po ashtu ndjek karrierën e Emily-t me shumë kujdes.

 

Share With:
Translate »
859 Views