Vajza e kompozitorit të njohur flet për koncertin në nder të të atit, Feim Ibrahimit

Në nder të kompozitorit të njohur Feim Ibrahimi, një nga emrat më të shquar të artit shqiptar, do të mbahet koncerti “Rrjedh në këngë e ligjërime” në 21 nëntor.

Bëhet fjalë për një koncert të veçantë, që për shumë nostalgjikë të muzikës së mirë shqiptare dhuron emocione të rralla.

Për të zbuluar më shumë në lidhje me këtë koncert, në emisionin “Rudina” ka qenë e ftuar vajza e tij pianiste, Etrita Ibrahimi.

Feim Ibrahimi është një nga kompozitorët e parë shqiptarë. Ai ka lindur në Gjirokastër më 1935 dhe ka ndërruar jetë në Torino më 1997. Vepra e Feim Ibrahimit i përfshin të gjitha zhanerat, që nga muzika e filmit dhe deri tek veprat skenike dhe elektroakustike.

Shumë vite pas vdekjes së tij, miq dhe familjarë të kompozitorit Feim Ibrahimi do të bëhen bashkë për ta kujtuar në një koncert. “Rrjedhë në Këngë e Ligjërime” është titulli i koncertit që është marrë nga kënga e famshme që ka interpretuar Vaçe Zela dhe që është kompozuar nga Feim Ibrahimi.

Këtë koncert vendosëm ta krijonin me një program ndryshe, jo si programet klasike që janë ndërtuar herë të tjera, ku bën pjesë muzika sinfonike apo koralet. Është një koncert që ka shumëllojshmëri materialesh, kemi dhe muzikën sinfonike, se Feim Ibrahimi nuk mund të konceptohet pa të. Besoj do jetë një koncert i bukur”.

Artistët që do të ngjisin në skenë materialet muzikore me të njohura të tij janë artistët e Operas: Vikena Kamenica, Armaldo Kllogjeri, Armando Likaj dhe Nina Muho, ndërsa të ftuar të tjerë janë këngëtarja Kejsi Tola, aktori Bruno Shllaku dhe dirigjenti, Ermir Krantja.

Share With:
Translate »
429 Views