Vajza e Luke Perry hap albumin e kujtimeve, mallëngjehen fansat

“Të dua shumë”. Ky është mesazhi i thjeshtë me të cilën vajza e Luke Perry, Sophie, mendoi të postonte në “Instagram”, së bashku me disa foto kur ishte e vogël, me të atin e saj. Fotot e ëmbla ngjallën tepër nostalgji dhe mallëngjim në komentet e fansave. Pas vdekjes së të atit, i paharrueshmi Dylan McKay i “Beverly Hills 90210”, më 4 mars, Sophie është kthyer në Afrikë, për të vijuar me punën e saj, si vullnetare, duke i dedikuar atij një shkollë filloreje, “Luke Perry School”.

  

Share With:



34 Views