Vajza e Ornela Mutit ushqen me gji në një dyqan të bijën 2-vjeçare

Vajza e Ornela Mutit, Carolina Facchinetti, ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet në një dyqan duke ushqyer me gji vajzën e saj 2 vjeçare.

Në postim ajo shkruan se fton të gjitha nënat të ushqejnë me gji fëmijët e tyre në publik si ajo.

“Ndoshta ju dukem e çuditshme unë, por përse duhet të fsheh gjënë më natyrale në botë? Përse duhet të më vijë turp të ushqejë fëmijën tim në publik? Përse duhet ti shpjegoj të tjerëve arsyen përse vajza ime 2 vjeçare i pëlqen të ushqehet ende me gji? Xhulia është dy vjeç dhe kërkon të pijë kur ka dëshirë edhe në publik. Sigurisht që unë nuk zhvishem, por e ushqej kudo. Nëna ju lutem, ushqeni fëmijën tuaj me gji ku të dëshironi, nuk është turp, kjo është dhurata më e mirë për fëmijët tuaj”, thuhet në profilin e saj.

Share With:
Translate »
839 Views