Vajza e Paul Walker dhe ajo e Vin Diesel zbulojnë marrëdhënien e tyre me këtë foto të ëmbël

Paul Walker dhe Vin Diesel kanë qenë kolegë, por në të njëjtën kohë miq të ngushtë. Djemtë kishin një marrëdhënie tepër të veçantë dhe dashurinë që kishin e shfaqnin dhe në ekran, në projektet e përbashkëta. Pas largimit nga jeta të Paul, Vin ka qëndruar shumë pranë familjes së mikut të tij dhe tashmë vajzat e tyre janë bërë mikesha të ngushta, njësoj si baballarët e tyre. Meadow Walker ka publikuar një foto në ‘Instagram-in’ e saj ku shfaqet duke përqafuar vogëlushen 11-vjeçare, Hania Sinclair dhe krahas fotos shkruan: “Me ëngjëllin tim”. Diesel për të nderuar Paul, e quajti vajzën e tij tani 4-vjeçare Pauline. Nga ana tjetër, Meadow vazhdon të drejtojë fondacionin “Paul Walker Foundation”, të nisur nga ajo menjëherë pas largimit nga jeta të aktorit.

View this post on Instagram

with my angel

A post shared by Meadow Walker (@meadowwalker) on

Share With:



82 Views