Vajza e saj mbush 1 vjeç, Cardi B organizon një festë të “çmendur”

Kur vajza e saj mbushi 1 vjeç, Cardi B i organizoi Kulture një surprizë minimaliste në ambientet e shtëpisë, me tullumbaca dhe disa kek të vegjël. Mesa duket, ky ka qenë vetëm fillimi i një feste madhështore dhe të ‘çmendur’ njëkohësisht. Reperja ka publikuar disa video në ‘Instastory’ ku ka zbuluar disa nga detajet e festës. Fillimisht, gjithçka i është përshtatur temës së mbrëmjes, e cila dallohet të jetë ‘ylberi’. Duke filluar nga fustani i Kulture, veshja e Cardi B, 2 tortat gjigande, tullumbacët e varur kudo apo dhe kekët e vegjël, kudo mbizotëronin ngjyrat e ndezura. Salla ka qenë e mbushur plot me njerëz, kolegë dhe miq të saj dhe Offset, ku sigurisht nuk kanë munguar pijet apo performancat e këngëtarëve. Kujtojmë se Cardi është cilësuar si një nga artistet më të suksesshme të këtij viti, por pavarësisht axhendës shumë të ngjeshur me koncerte dhe turne, duket se reperja nuk e lë asnjëherë pas dore familjen e saj.

Share With:
Translate »
503 Views