Vajza e tij shpall fejesën, Arnold Schwarzenegger ka dy fjalë për të thënë

Guvernatori dhe aktori Arnold Schwarzenegger ka qenë i ftuar në emisionin e moderatorit Mario Lopez ‘Extra’, ku dhe ka folur për herë të parë në lidhje me fejesën e vajzës së tij me aktorin e njohur Chris Pratt. “ Fejesa ishte fantastike. Ajo është shumë e lumtur, të dy janë shumë të lumtur. Siç i thashë dhe atij, Chris është një djalë shumë i mirë. Është fantastik”, është shprehur Arnold. Mesa duket, Chris nuk ka fituar vetëm zemrën e Katherine, por edhe të babait të saj dhe kjo është një arritje e madhe për të.

Share With:



211 Views