Vajza e ushtarit të UÇK-së dhuron për shqiptarët të njëjtën batanije që i dhanë babait të saj gjatë luftës

Shqiptarët e Kosovës kanë dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme këto ditë për të prekurit nga tërmeti 6.3 ballë i cili shkatërroi vendin.

I gjithë vendi është vënë në lëvizje dhe po mblidhen ndihma pafund për personat në nevojë, ndërsa na ka prekur gjesti i vajzës së njërit prej ushtarëve të UÇK-së.

Ajo ka dhuruar për shqiptarët të njëjtën batanije që i kanë dhuruar shqiptarët babait të saj gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Ai e ka përdorur batanijen gjatë luftës, ndërsa e bija shprehet se ka dëshirë që tashmë t’ia dhurojë personave të prekur nga tërmeti.

Share With:
Translate »
458 Views