Vajza merr në koncert babain e shurdhër, video bëhet virale

Një vajzë adoleshente ka prekur zemrat e të gjithëve me gjestin që bëri ndaj babait të saj në një koncert rroku.

19-vjeçarja përdori gjuhën e shenjave që i ati i shurdhër të kuptonte tekstin e këngës të bandës “Three Days Grace”.

Ndonëse nuk dëgjon, babai 53-vjeçar Darrin duket si shijon koncertin me të bijën. E kontaktuar nga CNN, 19-vjeçarja Karri tha se babai i saj i prezantoi grupin rrok.

“Ai më mësoi mua të dëgjoj këngë të bandës. Kur pashë se grupi do vinte në Edmonton, babai im ishte personi i parë që i kërkova të vinte me mua”, tha ajo. Videoja e tyre u shpërnda nga Jules Maria në rrjete sociale ka arritur mbi 18 milionë klikime.

 

Share With:



200 Views