Vajza u vjedh paratë prindërve të sëmurë

Një grua ka vjedhur gati 50,000 paund nga prindërit e saj të cilët vuajnë nga një sëmundje mendore.

Christine Beeston, 49 vjeç, mori për llogarinë e saj 47,308.91 dollarë nga nëna dhe babai i saj gjatë një periudhë tre vjeçare, duke lënë vetëm 560 paund në kursimet e tyre.

Babai i saj, i cili ishte në moshën 80-vjeçare, ka vdekur, ndërsa mamaja e lindur në Tetor të vitit 1935, është kaq e sëmurë sa nuk e di që ajo është grabitur nga vajza e saj.

Beeston ishte kujdestarja e tyre dhe mori kontrollin e kartave të tyre bankare, librezave të kursimit dhe pesë llogarive bankare.

Krimet e saj u zbuluan vetëm kur vëllai i saj Colin Dobson filloi të kishe dyshime. Beeston nga Hull, Angli, pranoi mashtrimin dhe mori një dënim prej dy vjet e gjysmë burgim.

Share With:



574 Views