Vajzat e njohura që kanë përdorur truket e modës për të fshehur shtatzëninë

Vetëm për shkak se fansat janë sy e veshë për të mësuar lajmin e madh, personazhet e njohur kanë vendosur të mos e thonë, por ta ruajnë edhe për disa kohë për vete. Derisa, gjejnë një truk që ua nxjerr të palarat.

Shumë prej personazheve të njohur duan ta mbajnë jetën private larg vëmendjes së të gjithëve – veçanërisht kur është i përfshirë një fëmijë. Kjo është edhe arsyeja pse kaq shumë personazhe të njohur përpiqen t’i fshehin shenjat e para të foshnjës së tyre duke zgjedhur veshje që “mbulojnë” gjurmët. Ndoshta duke veshur veshje të gjera, askush nuk do t’i vinte re apo jo? Por vjen një moment kur të gjithë dorëzohen.

E fundit që përdori një truk për të fshehur shtatzëninë ishte Meghan Markle. Para se lajmi për pritjen e ëmbël të Meghan dhe Princit Harry të bëhej zyrtar, më 15 tetor, të porsamartuarit thuhet se kanë dhënë disa sinjale në publik e sidomos Meghan. Dyshimi më i fortë ishte palltoja në martesën e Princeshës Eugenie, e cila mbeti gjysmë e zbërthyer. Truku ishte një detaj që nuk u shpëtoi syve që për disa kohë janë vendosur në bark.

Por Meghan nuk është e vetmja që përdor truket e fashion-it për të mbuluar shtatzëninë. Kur Kylie Jenner vendosi të mos konfirmojë pritjen e ëmbël, u detyrua të vishet në një mënyrë të çuditshme në publik. Në çdo dalje të saj, 21-vjeçarja vishte një pulovër disa numra më të madhe, ndërsa në Instagram postonte foto të vjetra që nuk linin asnjë dyshim. Edhe kur të gjitha motrat e saj pozuan për Calvin Klein, ajo e gjeti një strategji për të mbuluar barkun.

Ndërsa personazhe të tjerë kanë qenë më kreativë për të përdorur një truk fashioni për të fshehur shtatzëninë.

Më poshtë janë disa foto të personazheve të njohur që kanë përdorur truke fashioni për të fshehur barkun në muajt e parë të shtatzënisë.

Share With:
Translate »
808 Views