Vajzë apo djalë? Për të dytën herë, Noizy ndan me publikun lajmin e bukur

Reperi i njohur shqiptar Noizy ka ndarë ditën e sotme një lajm shumë të bukur me ndjekësit e tij. Për të dytën herë ai do të përjetojë ndjesinë e të qënurit dajë.

Motra e tij Anisa është në pritje të ëmbël për herë të dytë. Në prill të vitit 2016 ajo dhe bashkëshorti i saj u bënë prindër për herë të pare duke sjellë në jetë një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin e veçantë Prayla.

Noizy ka publikuar në ‘Instastory’ një foto të një torte sipër së cilës janë vizatuar dy këmbë foshnje: një në ngjyrë rozë për vajzë dhe një në ngjyrë blu për djalë. Reperi ka pyetur fansat se cila mendojnë se është jetë gjinia e foshnjës dhe deri më tani votimet më të shumta kanë shkuar për alternativën “djalë”.

Ai nuk zbuluar asnjë detaje kështu që ende nuk e dimë nëse familjarët e kanë zbulur gjininë e bebit.

Share With:
Translate »
1840 Views