Valbona shpërndan foton familjare të Ditës së Verës, po bashkëshorti?

Missi i parë shqiptar Valbona Selimllari ka qenë gjithnjë mjaft e rezervuar sa i përket jetës së saj private. Ajo i numëron me gishtat e njërës dorë daljet publike, apo për më tëpër fotot e familjes së saj në rrjetet sociale. Është përfolur për një divorc nga bashkëshorti, por si hermetike që është në këtë aspekt, as për këtë thashethem nuk ka thënë asgjë. Ndërsa sot, në Ditën e Verës, kur e gjithë familja ulet në tryezë për drekën e madhe e për të vendosur veroret, Valbona na ka sjellë një foto tipike familjare të kësaj feste. Ndërsa në foto, vërejmë vetëm 4 duar, nga 5 që duhet të ishin bashkë me babin. Mami dhe goca i kanë bërë njësoj veroret e tyre, ndërsa cunat i kanë njësoj me njëri-tjetrin. Jemi shumë kuriozë të dimë ngjyrën e babit… /Kids’Time/

Share With:



305 Views