Valentino Rossi ka gjetur gruan e duhur dhe do fëmijë

Prej pak kohësh ka festuar 40-vjetorin dhe mbi motor vazhdon akoma të vendosë rekorde të reja, por edhe në jetën private Valentino Rossi ka një objektiv ambicioz për të arritur, atë për t’u bërë baba.

Ylli i MotoGp ëndërron shpejt të ketë një fëmijë nga e dashura e tij Francesca Sofia Novello, modele 24 vjeçare, me të cilën është në lidhje prej një viti.

“Të kem fëmijë? Sigurisht. Për të bërë fëmijë duhet gruaja e duhur dhe unë e kam gjetur”, ka thënë Rossi në një intervistë për Radio 1.

Share With:



86 Views