Valeri bëhet baba për herë të dytë, zbulon emrin dhe foton e bebes nga materniteti

Pak javë më parë, Kidstime.al mësoi se Valer Kolnikaj do të bëhej baba për herë të dytë ku ndamë edhe foto eksluzive nga seti i shtatzanisë.

Ndërsa vetëm pak çaste më parë, Valeri ka ndarë me ndjekësit e tij lajmin e bukur të familjes. Ai sapo është bërë baba i një fëmije tjetër që mban emrin Elizeo.

Kidstime.al mësoi se Mandalena e ka sjellë në jetë djalin e dytë në një maternitet në Itali, atje ku jetojnë prej vitesh dhe familjarët e saj.

Valeri ka ndarë foton e parë të të birit duke shkruar: “Mirësevjen shpirt i shpirtit tonë ELIZEO , kjo natë e madhe dhe e shenjtë e Shna Ndout e bekoftë e gëzoftë jetën tënde veç me të mira o bir 👑🌟😍😍”

Dario tani është bërë me vëlla dhe me siguri që do fillojë të xhelozohet pak por ai do të krenohet gjithmonë me vëmendjen që mori në shtëpinë e Big Brother kur shkoi surprizë për Valerin.

I urojmë jetë të gjatë Elizeos dhe pastë vetëm bekime! /Kids’ Time

Share With:



217 Views