Vatikan, turistja shfaqet nudo duke ushqyer foshnjen me gji, ndërhyn policia

Vizitorët në Vatikan u përballën me një shfaqje të papritur në Ditën e Nënës, kur një aktiviste nga grupi ‘sekstremist’ FEMEN, u shfaq në mes të sheshit të “Shën Pjetrit”, thuajse tërësisht e zhveshur, duke ushqyer fëmijën me gji.

Ndaj saj, ndërhyri menjëherë policia, duke e mbuluar me një batanije dhe duke e larguar prej andej.

Në gjoksin e gruas ishin shkruar fjalën “alma mater” në latinisht që do të thotë “ushqyerja me gji”.

Shfaqja publike kishte për qëllim që Papa Françesku të pranonte të drejtën e të gjitha nënave për të ushqyer me gji kudo, në çdo kohë, shkroi FEMEN në faqen e saj të internetit.

Ajo shtoi se akti është bërë në mënyrë të qëllimshme, organizuar më 13 maj si përkushtim ndaj Ditës së Nënës.

Grupi pohon se gazetarët, të cilët mbulonin protestën, u ndaluan nga policia, ndërsa shumica e pamjeve të tyre u konfiskuan.

Nuk është hera e parë që “sekstremistët” synojnë Kishën Katolike. Dhjetorin e kaluar, një aktivist FEMEN e papërmbajtur u përpoq të rrëmbejë një fëmijë të statujës së Jezusit nga skena e Lindjes në Sheshin e “Shën Pjetrit”, duke bërtitur “Perëndia është një grua”.

Një incident i ngjashëm ndodhi në dhjetor të vitit 2014 kur një aktivist arriti të merrte statujën para se të arrestohej.

FEMEN është një grup feminist, i themeluar në Ukrainë, i cili synon “fitoren e plotë ndaj patriarkatit” si një prej qëllimeve të saj, duke bërë emër përmes llojeve të ndryshme të protestave në mbarë botën, kryesisht nga aktivistet topless.

Share With:



190 Views