Vdes 12-vjeçarja në Spitalin e Traumës pas aksidentit në Xibrakë

Një 12 vjeçare nga Durrësi, e cila mbeti e plagosur rëndë në një aksident rrugor në Xibrakë të Elbasanit, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia bëri me dije se një mjet tip Benz i drejtuar nga 50 vjeçari Bahri Bregu nga Tirana, është përplasur me një mjet tip Toyota, drejtuar nga 37 vjeçari D.D, nga Durrësi, babai i vajzës që humbi jetën. Si pasojë e humbjes së kontrollit, mjeti tip Benz është përplasur edhe me një BMW, me drejtues shtetasin L.T, 32 vjeç banues në Korçë.
Si pasojë, janë aksidentuar pasagjerët, shtetasit:
K.D., 12 vjeçe banuese në Durrës (vajza e drejtuesit të mjetit Toyota) e cila ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
J.D., 5 vjeç banues në Durrës. (djali i drejtuesit të mjetit tip Toyota)
S.D., 35 vjeçe banuese në Durrës pasagjere në mjetin tip Toyota.
S.B., 23 vjeçe banuese në Tiranë e cila ishte pasagjere në mjetin tip Benz
Të tre të aksidentuarit ndodhen në Spitalin Kirurgjik Elbasan jashtë rrezikut për jetën. Policia arrestoi në flagrancë 50 vjeçarin Bahri Bregu. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”.

Share With:
Translate »
721 Views