Vdes foshnja tek “Koço Glozheni”, mjekët: Kishte të prera në fyt

Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e sotme nga kryeqyteti. Sipas policisë, më datë 12.02.2018, në martenitetin “Koço Gliozheni”, kanë shkuar në gjendje të rëndë, shtetësja V.K, vjeç 40 banuese në Tiranë, me foshnjën 2 javësh, e cila ka lindur në kushtet e shtëpisë por më pas foshnja vdiq në maternitet e nëna është në gjendje të rëndë. Nga veprimet e kryera, policia thotë se, rezulton se V.K është me çrregullime mendore. Por sakaq, mjekët e maternitetit hedhin poshtë versionin e policisë sa i takon vdekjes së foshnjes. Sipas tyre, foshnja ka shkuar i prerë në fyt nga të gjitha anët. Duke iu referuar edhe faktit që nëna është me çrregullime mendore, mjekët kanë dyshimin se ka qenë pikërisht nëna ajo e cila i ka shkaktuar prerjet në fyt fëmijës së saj. Situata është ende e paqartë ndaj në këto kushte, pritet një reagim tjetër nga ana e policisë për të sqaruar shkaqet zyrtare të vdekjes së foshnjës të cilat do të përcaktohen edhe nga ekspertiza.

Share With:



543 Views