Vdes shtatzëna dhe dy vëllezërit, shkëmbi zë poshtë makinën

Një tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme (7 tetor) në Torovicë të Lezhës. Tre pjestarë të një familje mes tyre dhe një grua shtatzënë humben jetën, pasi automjeti me të cilin ata udhëtonin u godit nga një shkëmb që ra nga mali.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së shtunës në aksin rrugor Balldre-Torovicë, ndësa viktimat e kësaj ngjarje janë vëllezërit Edmond dhe Valentin Zefi si dhe Alda Zefi. Kjo e fundit ishte bashkëshortja e Edmondit e cila sipas të dhënave ishte në muajin e 7 të shtatzënisë.

Viktimat po udhëtonin me një automjet foristrade Rang Rover nga Balldreni në Torovicë kur makina u godit nga shkëmbi që ra nga mali në një distance prej 200 metrash. Shkëmbi ka rënë në mes të makines, duke ju shkaktuar vdekjen e menjëhershme tre përsonave.

Menjëherë në vendin e ngjarjen kanë mbërritur policia dhe zjarrfikesit. Është dashur më shumë se 2 orë operacion për njërin e trupave nga automjeti. Viktimat kanë pësuar dëmtime të shumta nga goditja e shkëmbit.

Tre pjesëtarët e familjes Zefi ishin nisur në drejtim të fshatit Torovicë per tek familja e nuses, pasi gjatë dites së sotme festonin një festë të zones.

Foto nga automjeti i aksidentuar keq nga shkeputja e masivit shkembor ku mori jeten e tre personave

Foto nga automjeti i aksidentuar keq nga shkeputja e masivit shkembor ku mori jeten e tre personave

Ne foto: Masivi shkembor qe u shkeput dhe goditi automjetin

/Oranews.tv

Share With:

886 Views