Vëllai dhe i ati i dhuruan veshkat, aktorja e famshme: “Kur transplantet dështuan, mendova t’i jap fund jetës”

Aktorja e “Modern Family” Sarah Hyland ka treguar se ka realizuar një operacion të dytë të veshkave në vitin 2017, pasi operacioni i parë dështoi. Për revistën “Self”, Sara tregoi se në vitin 2012, babai i saj i kishte dhuruar një veshkë, por që operacioni nuk kishte shkuar ashtu siç duhet. Ndaj në shtator të vitit 2017, Sarah realizoi operacionin e dytë, këtë herë dhurues ishte vëllai i saj, Ian.

“Bëmë shumë teste dhe trajtime që të ruanin veshkën që më dhuroi babi. Kalova Krishtlindjet, Vitin e Ri, Falenderimet, ditëlindjen time në spital”- tha aktorja.

Sarah shpjegon se dështimi i operacionit të parë ka ndikuar shumë në gjendjen e saj emocionale dhe madje, ka tentuar t’i japë fund jetës.

“Isha në depresion. Kur një anëtar i familjes shkëput një copë nga trupi dhe të dhuron një mundësi të dytë për të jetuar dhe dështon, duket sikur është faji yt. Për një kohë të gjatë kam tentuar të iki nga kjo borë sepse nuk doja që veshka e vëllait të shkonte dëm, ashtu si e tim eti” – tha Sarah.

Por për aktoren erdhën edhe ditët e mira! Pas operacionit të dytë, ajo u njoh edhe me të dashurin e saj Wells Adams, i cili i ka qëndruar pranë dhe janë kokë e këmbë të dashuruar.

Share With:
Translate »
608 Views