Veprimet e prindërve që shkatërrojnë të ardhmen e fëmijëve

Prindërimi është një detyrë e vështirë. Fëmijët influencohen nga gjithçka që i rrethon bashkëmoshatarët, mësuesit dhe padyshim prindërit e tyre, të cilët kanë rolin kryesor në krijimin e të ardhmes. Është e vërtetë që asnjë prind nuk është përfekt, por mënyra s i drejtohën fëmijëve të tyre, etiketimet që u vënë dhe toni që përdorin mund të sjellë efekte negative afatgjata në jetën e fëmijës. Psikologu Ma. Lourdes Carandang na tregon se cilat janë 4 veprimet e prindërve që shkatërrojnë të ardhmen e fëmijëve.

  1. Krahasimi i fëmijëve

Është e sigurt që i doni të gjithë fëmijët tuaj në të njëjtën mënyrë, por nëse ndodh që njëri prej tyre të arrijë diçka më lart se të tjerët atëherë ju keni tendencën për t’i krahasuar ato. Duke filluar që tek prezantimi me të tjerët, mund të bëni gabime që e bëjnë fëmijën të ndihet i dhunuar në një farë mënyre.

Ekziston dhe mundësia që prindërit t’u vendosin nofka fëmijëve të cilat në rast se përdoren shpesh nga ju i bëjnë fëmijët të mendojnë vërtetë që diçka nuk shkon me të.

 

  1. Përdorimi i etiketimeve

Siç e përmendëm më sipër etiketimet që prindërit u vendosin fëmijëve janë një nga veprimet më të dëmshme për shëndetin mendor të fëmijës. Ka raste kur motrat dhe vëllezërit e tjerë fillojnë ta ngacmojnë dhe prindërit nuk veprojnë aspak.

 

  1. Të bëheni shembull i bullizmit

Fëmijët nuk i kushtojnë vëmendje vetëm asaj që thoni, por edhe sjelljeve tuaja. Kështu, nëse babai i tyre i flet keq nënës, ata fillojnë të mendojnë se është e drejtë që burri ta trajtojë gruan në këtë mënyrë. Kjo ndodh sepse fëmijët kanë si model prindërit e tyre.

 

  1. Të mbash anën e njërit prej fëmijëve

Edhe pse shumica e prindërve e mohojnë këtë është shumë e vërtetë që ka raste kur ju mbani anën e njërit prej fëmijëve në rast se ka ndodhur ndonjë konflikt. Kjo e bën fëmijën tjetër të ndihet gjithnjë fajtor dhe i ndëshkuar. Për ta shmangur këtë duhet të dëgjoni me kujdes të dy variantet e të dy fëmijëve dhe të bëni një gjykim të arsyeshëm.

Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time

Share With:



679 Views