Vera Grabocka publikon si rrallëherë foto të vajzës së saj, e fisme njësoj si e ëma

Edhe pse gjithmonë pas kuintave, ajo është një nga regjizoret më të suksesshme shqiptare.

Por kur bëhet fjalë për jetën personale, Vera Grabocka shfaqet gjithmonë e rezervuar. Madje, ne me vajzën e saj, jemi njohur vetëm përmes postimeve të Alketa Vejsiut, ku moderatorja tregonte marrëdhënien e ngushtë që ka me Lindën, vajzën e çiftit Vera-Grabocka-Timo Flloko.

Por si rrallëherë, dje Vera publikoi një foto të së bijës, thjesht me mbishkrimin ‘Linda Flloko ❤️’.

Në foton e postuar, Linda Flloko duket po aq e fisme dhe elegante si e ëma.

Ajo nuk e tregoi arsyen pse postoi këtë foto të Lindës por kujtojmë që vajza e saj prej kohësh jeton në kontinentin amerikan dhe ndoshta Verën ka ndjerë mall për të bijën.

Share With:



151 Views