Vesa Luma, Big Basta dhe Lian presin të parët Vitin e Ri 2018

Vesa Luma dhe Big Basta po bëjnë disa kohë që janë shpërngulur në Zelandën e Re bashkë me djalin e tyre Lian. Ata po i shijojnë shumë këto ditë qëndrimi atje duke qenë se më në fund e gjithë familja u bashkua. Gjithashtu Vesa këto ditë nga postimet në rrjete sociale është parë shumë e lumtur duke shijuar diellin dhe detin në Zelandën e Re. Për më tepër dy këngëtarët kanë qenë të parët që kanë pritur Vitin e Ri, duke qenë se Australia gjithmonë feston e para, dhe kanë shijuar spektaklin e fishekzjarreve. Edhe Liani duket shumë i entuziasmuar për këtë festë të madhe, sepse sipas mami Vesës ai ka ndenjur zgjuar deri në orën 00:00 për të pritur fishekzjarret.

Share With:
Translate »
1024 Views